
Greqia ka shtyrë afatin e vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit për emigrantët. Të gjitha lejet që u mbaronte afati i vlefshmërisë në 31 dhjetor 2020 tashmë janë të vlefshme deri më 31 mars 2021.
“Parlamenti grek miraton shtyrjen e afatit për lejet e qëndrimit të emigrantëve, shtyrje që me vendim të muajit mars ishte deri në 31 dhjetor 2020. Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri në 31 mars 2021.”, njofton ambasada Shqiptare në Athinë.
Vendimi i parlamentit grek vjen pasi qendrat e rinovimit të lejeve në Greqi u mbyllën për shkak të pandemisë.