Greqia shtyn me 3 muaj afatin e lejes së qëndrimit për emigrantët

Nga Exit News
Greqia shtyn me 3 muaj afatin e lejes së qëndrimit për emigrantët

Greqia ka shtyrë afatin e vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit për emigrantët. Të gjitha lejet që u mbaronte afati i vlefshmërisë në 31 dhjetor 2020 tashmë janë të vlefshme deri më 31 mars 2021.

Parlamenti grek miraton shtyrjen e afatit për lejet e qëndrimit të emigrantëve, shtyrje që me vendim të muajit mars ishte deri në 31 dhjetor 2020. Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri në 31 mars 2021.”, njofton ambasada Shqiptare në Athinë.

Vendimi i parlamentit grek vjen pasi qendrat e rinovimit të lejeve në Greqi u mbyllën për shkak të pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>