Greqia tha të dielën se do të zgjasë kufizimet për fluturimet e brendshme deri më 12 prill dhe për ato ndërkombëtare deri më 19 prill.
Numri i infeksioneve të reja COVID-19 vazhdon të rritet në Greqi.
Udhëtarët që fluturojnë për në Greqi duhet të marrin një test negativ PCR 72 orë para mbërritjes dhe t’i nënshtrohen testimit të shpejtë për COVID-19.
Të gjithë udhëtarët e huaj duhet të futën karantinë për shtatë ditë. Udhëtarët izraelitë të cilët janë vaksinuar plotësisht të paktën dy javë para udhëtimit nuk do të kenë nevojë të karantinohen pas një marrëveshje dypalëshe mbi turizmin midis dy vendeve.
Shumica e fluturimeve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian janë të ndaluara, me përjashtim të 10 vendeve. Për fluturimet e brendshme, lejohet vetëm udhëtimi thelbësor.
Shkollat, dyqanet dhe restorantet janë të mbyllura në Greqi. Por autoritetet planifikojnë të lejojnë që dyqanet e vogla me pakicë të rihapen me kufizime nga e hëna.
Greqia regjistroi 3.080 infeksione të reja të premten dhe 72 viktima. Që nga fillimi i pandemisë, ajo ka regjistruar më shumë se 273,000 raste dhe pak më shumë se 8,300 vdekje.