Grida Duma publikon gjyqin e fituar ndaj Veliajt: I kapur kokë e këmbë

Nga Exit News
Grida Duma publikon gjyqin e fituar ndaj Veliajt: I kapur kokë e këmbë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas paralajmërimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se do ta padiste për shpifje pasi ajo i kërkoi SPAK të hetonte lidhjet e tij me mafian italiane.

Duma ka publikuar në Facebook, vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka rrëzuar padinë e ngritur ndaj PD nga shoqëria “EAG Comunications” në pronësi të vëllait të Veliajt.

o
o

Kjo lëvizje vjen pasi Veliaj u shpreh se ka fituar 7 gjyqe për shpifje ndaj PD.

Ndër të tjera Duma thotë se asnjë mjet nuk do ta ndalojë atë dhe PD të luftojë për të vërtetën.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!  Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.”

Veliaj ka sulmuar Partinë Demokratike dhe ish-deputeten Grida Duma e cila në një konferencë për shtyp kërkoi nga SPAK të nisë sa më parë hetimet për lidhjet e Bashkisë Tiranë dhe qeverisë Rama me anëtarët e mafies italiane.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>