Gruevski pranon platformën e partive shqiptare

Gruevski pranon platformën e partive shqiptare

Sipas, portalit të lajmeve Tetovasot, Nikolla Gruevski, pranoi platformën e përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë. Gruevski i ka pranuar të gjitha këkresat, përfshirë edhe njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Me arritjen e kësaj marrëveshje ai mund të krijoj qeverinë e re.

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, me Kryetar Ali Mehmetin, do të drejtojë Kuvendin dhe Ministrinë e Brendshme. Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë që një parti shqiptare do të drejtojë Ministrinë e Brendshme.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, partia VMRO-DPMNE e Gruevskit mezi arriti të sigurojë një diferencë të vogël mandatesh me partinë kryesore opozitare, social Demokrate, udhëhequr nga Zoran Zaev. Partia e Gruevskit fitoi 51 nga 120 vende në parlament, ndërsa partia e Zaev 49 vende.

Koalicioni me partitë shqiptare, që të gjitha së bashku fituan 20 vende, ishte e vetmja mundësi e të dyja partive kryesore për të formuar qeverinë e re. Tre partitë shqiptare, BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, që fituan 18 mandate, nënshkruan një platformë të përbashkët dy ditë pas rezultatit të zgjedhjeve. Platforma përfshinte ndryshime në kushtetutën maqedonase për të vendosur shqipen si gjuhë zyrtare dhe avancimin e të drejtave të popullsisë shqiptare

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>