Grupe pro-ruse bëjnë propagandë faqet e mediave perëndimore

Nga Exit News
Grupe pro-ruse bëjnë propagandë faqet e mediave perëndimore

Faqet e internetit të disa mediave perëndimore janë përdorur në një operacion pro-rus për të ndikuar opinionin publik duke bërë komente në mbështetje të Kremlinit, tregon një hulumtim i kryer në Britani.

Hulumtimi i Institutit të Kërkimeve të Krimit dhe Sigurisë në Universitetin Cardiff thotë se operacioni zhvillohet në seksionin e komenteve të artikujve të mediave perëndimore, ku shpesh herë shumë prej tyre janë në mbështetje të interesave ruse, raporton BBC.

Komentet pro-ruse më pas shpërndahen në mediat në gjuhën ruse dhe përodren si bazë për artikuj të rinj që sugjerojnë miratimin e publikut perëndimor për politikat e Kremlinit.

Operacioni është shtrirë në 32 media në 16 vende përfshi Washington Post dhe Fox News në Shtetet e Bashkuara dhe Daily Mail, Daily Express dhe The Times në Britani, Le Figaro në Francë, Der Spiegel dhe Die Welt në Gjermani dhe La Stampa në Itali.

Sipas hulumtuesve ai vijon prej vitit 2018 dhe muajt e fundit është përqendruar në tërheqjen e trupave të Perëndimit nga Afganistani.

Në një shembull të theksuar nga studiuesit, një artikull i Mail Online muajin e kaluar në lidhje me fitoren e talebanëve në Afganistan kishte 2500 komente nga publiku.

Por disa, siç pretendohet, ishin pjesë e një fushate të organizuar ruse.

Më pas, në një media në gjuhë ruse ishte shkruar një artikull duke zgjedhur një numër të vogël komentesh i cili titullohej: “Britanikët e kanë krahasojnë ardhjen e talebanëve në pushtet me fundin e civilizimit perëndimor”.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rusinë për përdorimin e mediave sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016 dhe 2020.

Por, Rusia vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen në operacionet e keqinformimit dhe në sulme kibernetike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>