
Në 11 ditët e fundit, që prej 1 gushtit, në Kosovë kanë humbur jetën 118 pacientë me Covid-19, ose sa 33 përqind e të gjithë viktimave me Covid-19 në vend.
Nga 13 marsi kur edhe u gjetën të infektuarit e parë në Kosovë, 354 persona kanë humbur jetën.
Çdo ditë në gusht, mesatarisht 11 pacientë kanë humbur jetën.
Situata paraqitet e rëndë dhe në spitalet e vendit, ku 440 pacientë me covid-19 po trajtohen.
Sipas raportimit të 11 gushtit, 14 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, derisa 419 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Në total numri i të infektuarve në vend është 10 590 të infektuar, prej të cilëve 6 248 janë shëruar dhe 3 988 janë ende aktivë.