Guvernatori i Puljas nderon me çmimi “Rrënja e Puljas”, Ramën

Nga Exit News
Guvernatori i Puljas nderon me çmimi “Rrënja e Puljas”, Ramën

Kryeministri Edi Rama u vlerësua me çmimin “Rrënja e Puglias”, nga Guvernatorii Puljas, Michele Emiliano, të shtunën, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas. Në ceremoni morri pjesë edhe ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio.

“Është një surprizë e vogël kjo, jo dhe aq e vogël sepse ky është një çmim që iu jepet vetëm puljezëve. Po bëjmë një përjashtim, do ia japim një puljezi me shtetësi shqiptare. Çmimi ‘Rrënja e Puljas’, do marrësh përsipër nëse do ta pranosh të mbrosh dhe tokën time jo vetëm tënde”, u shpreh Guvernatori Emiliano, në dorëzimin e çmimit.

Rama e falenderoi guvernatorin e Puljas duke u shprehur se:

“Nuk e di nëse unë me të vërtetë e meritoj të gjithë këtë. Jam me të vërtetë i surprizuar. Është një mikpritje befasuese, e dëshmon dhe mungesa e kravatës sime. Faleminderit nga zemra për të gjithë këtë”.

Ai tregoi lidhjen personale me Italinë:

“Unë kam pasur një gjyshe katolike, e cila më ka mësuar këtë gjuhë, e cila më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu dhe italishtja është gjuha e të kaltërve”.

Kryeministri foli për ndryshimet e mëdha që kanë bërë shqiptarët këto 30 vite:

“Kur po shikoja ato pamje që u shfaqën më parë po mendoja se është gjithmonë e më e pabesueshme të përfytyrosh se ata njerëz ishim ne, shqiptarët që jetojnë në ditët e sotme sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vjet më parë. por në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra. Kanë ndryshuar shumë gjëra edhe sepse ne vinim nga tepër larg dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të jashtëzakonshme”.

Ai e quajti Italinë “engjëllin mbrojtës të Shqipërisë”, duke kujtuar ndihmën e dhënë në 1997:

“Mbaj mend në vitin 1997 kur vendi iu afrua buzës së greminës … dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak por edhe me një ndihmë të drejtpërdrejt Romano Prodi ishte nismëtari, që krijoi gjithë idenë. Nuk ishte mbërritja e një force ushtarake për të vendosur rendin, por mbërritja në një vend mik për të ndihmuar vendin tonë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>