Guvernatori Sejko, individët dhe bizneset janë pesimistë

Dje, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se individët dhe bizneset janë pesimiste për mbarëvajtjen ekonomike. Këtë e tregon rënia e kërkesës për kredi në banka. Në një aktivitet të zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, Zoti Sejko u shpreh se kreditë janë në krizë, pikërisht për shkak të pritshmërive të ulta të publikut. “Politika monetare lehtësuese që u ndërmor nga Banka nuk ka mundur të përmirësoje situatën,” u shpreh guvernatori.

Para disa muajsh, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit të kredisë në 1,75 për qind, vlera më e ulët ndonjëherë në Shqipëri. Kjo politike u ndërmor nga Banka për të nxitur kredinë, por duket se kërkesa nga individët dhe bizneset kanë qënë të ulta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>