Haga refuzon kërkesën për lirimin e 4 udhëheqësve të UÇK-së nga paraburgimi

Nga Exit News
Haga refuzon kërkesën për lirimin e 4 udhëheqësve të UÇK-së nga paraburgimi

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të 4 ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit, iu refuzua lirimi për arsye se ata mund të pengojnë procesin gjyqësor dhe mund të ndikojnë tek dëshmitarët.

katër vendimet e gjykatës të botuara të premten mirëkuptohen argumentet e të pandehurve se ata nuk do t’i ikin drejtësisë nëse lihen në arrest shtëpie, por ato arrijnë në përfundimin se nuk ka asnjë mënyrë për t’i parandaluar ata që të kontaktojnë njerëzit dhe kështu të pengojnë drejtësinë nëse lirohen.

Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së akuzohen për krime lufte gjatë luftës së Kosovës me Serbinë në 1998-1999.

Ata u arrestuan në Kosovë dhe u sollën në qendrat e paraburgimit të Hagës në fund të vitit 2020. Gjykata vendosi që ata të prisnin në paraburgim përfundimin e procesit gjyqsor.

Akuzat kundër tyre përfshijnë krime kundër njerëzimit, përkatësisht: përndjekje, burgosje, veprime të tjera çnjerëzore, tortura, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave dhe krime lufte, përkatësisht: ndalim arbitrar, trajtim mizor, tortura dhe vrasje.

Të katërt janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Në janar të këtij viti, atyre iu refuzua lirimi i përkohshëm për arsye të pengimit të mundshëm të drejtësisë, vendime të cilat ata i apeluan të gjithë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>