Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit ka kërkuar intervistat e 19 dëshmitarëve, gjatë seancës së sotme përgatitore në Hagë, kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas REL, Prokuroria ka thënëse se po punojnë për nxjerrjen e dokumentave, por theksoi se kërkesa e mbrojtjes ka të bëjë me deklaratat paraprake dhe jo për intervistat e dhëna pranë Prokurorisë.
Avokati mbrojtës i Thaçit, Hooper u shpreh se prokuroria nuk ka dorëzuar dokumentat që i janë paraqitur Thaçit gjatë intervistës së tij në korrik 2020.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou i kërkoi tha Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të prioritizojë nxjerrjen e materialeve që kanë të bëjnë me dëshmitarët. Giullou po ashtu e urdhëroi prokurorinë të nxjerrë intervistat e dëshmitarëve në të njëjtën dosjen e nxjerrjes së informacioneve.
Në këtë seancë, të akuzuarit po marrin pjesë përmes video-konferencës.
Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake. Kjo seancë ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon provat.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi gjenden në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur u është konfirmuar aktakuza ndaj tyre.