Hahn: Zgjedhjet do të zhvillohen pa opozitën

Hahn: Zgjedhjet do të zhvillohen pa opozitën

Sipas europe.eu Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn ka bërë një deklaratë për qytetarët shqiptarë.

Hahn shprehet se “janë bërë përpjekje të vazhdueshme për dialog ndërmjet partive politike, përfaqësuesve të BE- së, unë personalisht dhe përfaqësusve ndërkombëtar, por për fat të keq pa sukses”.

Një sërë mundësish u ofruan por kryetarët e partive nuk morën përgjegjësitë e tyre për të gjetur një zgjidhje të përbashkët – shtoi Hahn.

Fatkeqësisht, thotë Hahn, zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Kjo ishte një zgjedhje e tyre.

Por unë duhet të them se më vjen keq që nuk do të marrin pjesë nga këndvështrimi i demokracisë, pasi sipas tij“ishte zgjedhja e qëllimtë e kësaj të fundit për të mos u bërë pjesë e garës”.

Standartet e demokracisë dhe demokracia nuk duhet të mbeten mbrapa nga bojkoti i institucione dhe zgjedhjet demokratike.

Hahn thotë se procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa.

Këto zgjedhje do të vlerësohen në bazë të meritës dhe bazuar në standartet evropiane.

Institucionet si OSBE kanë ngritur grupin e monitorimit të zgjedhjeve.

Ne jo vetem kemi mbështetjen e ODIHR- it por presim edhe mbështetjen e të gjithë institucioneve shqiptare.

Unë dënoj çdo deklaratë e cila do të minoj të drejtën e qytetarëve për te votuar dhe liritë e tjera thelbësore. Veprime të tilla nuk mund të justifikohen dhe nuk përputhen me standartet evropiane.

Më lini të sqaroj diçka. Fakti i shtyrjes së zgjehdjeve në Kavajë nuk është fitore për asnjë. Por është humbje e qartë e demokracisë.

Hahn në fund të deklaratës shprehet se:

Unë kam shumë besim se qytetarët shqiptarët do të kërkojnë nga udheheqësit e tyre politik të tregojnë maturinë demokratike e cila pritet nga një vend kandidatë në BE.

Le të jemi të qartë: udhëheqësit do të mbahen përgjegjës nëse ato do të përpiqen të dobësojnë aspiratat legjitime të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>