Rudina Hajdari ka ndarë me ambasadoren amerikane Yuri Kim shqetësimet e saj mbi ndryshimet antikushtetuese të Kodit Penal.
“Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruan Zonja Hajdari në facebook.
Ajo ka diskutuar me ambasadoren edhe për krizën e koronavirusit dhe e ka falenderuar për ndihmën që SHBA-të po i japin vendit tonë:
“Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes për punonjësit e shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19”.