Deputetja Rudina Hajdari i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të votojë listat e hapura, duke theksuar se nëse do të vazhdojë i njëjti sistem, ai do të humbasë.
Në fjalën e saj në seancë plenare, Hajdari pohoi se në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10 përqind e shqiptarëve.
“Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë.Ne i tregojmë atyre se jo vetëm duam listat e hapura, por zhvillim në vend dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE. Ndaj Edi Rama, nëse do të jesh pjesë e asaj pakice, do të jesh i humbur.”
Hajdari pohoi se opozita është në Kuvend “që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura”