Përpara takimit me Kryeministrin Rama, deputetja Rudina Hajdari tha për median se:
“Ne e mbyllëm detyrën tonë, tani “topi” është në dorën e Edi Ramës për të thënë nëse do ta bëjë ndryshimin sistemit apo jo”.
Ajo tha se po shkojnë në takim për të parë nëse Kryeministri do ta mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Do të shkojmë në mbledhje për të parë nëse PS do ta mbajë premtimin, Jemi këtu për të zbuluar nëse zoti Rama e ka seriozisht”, tha zonja Hajdari.
Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës së re po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi nis rreth orës 19:00.