Hajdari: Vetëm ndryshimi i sistemit zgjedhor i jep fund pazareve qeveri-opozitë

Nga Exit News
Hajdari: Vetëm ndryshimi i sistemit zgjedhor i jep fund pazareve qeveri-opozitë

Deputetja Rudina Hajdari theksoi sërish sot nevojën për ndryshimin e sistemit zgjedhor, si e vetmja mënyrë për të t’i dhënë fund pazareve qeveri-opozitë në kurriz të qytetarëve.

Duke folur nga seanca parlamentare, Hajdari tha se me sistemin aktual zgjedhor deputetet nuk i shërbejnë qytetarëve, por kriminelëve dhe trafikantëve që i mundësojnë karrierën politike:

“Skena politike është shndërruar, pas tyre [deputetëve] kanë një të fortë, një narkotrafiknat, ka edhe nga ata opozitar që duan një llokmë.

Duhet të mbarojë kjo politikë me shkelje syri, bëjmë akuza dhe flasim për koncesione dhe në darkë ulemi për të marrë një llokmë nga ai koncesion.”

Deputetja Hajdari, njëkohësisht dhe përfaqësuesja e opozitës në parlament në Këshillin Politik, prej kohësh ka propozuar ndryshimin e Sistemit Zgjedhor. Ajo propozon vënien e listave të hapura, ku deputetët të zgjidhen nga qytetarët dhe jo  të renditen në lista të mbyllura nga kryetarët e partive.

Prej disa javësh ajo po akuzon shumicën socialiste dhe opozitën jashtë parlamentit se nuk kanë interes të ndryshojnë sistemin zgjedhor dhe se reforma e dalë prej Këshillit Politik do të ketë vetëm ndryshime sipërfaqësore të sistemit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>