Qeveria ka hapur 28 qendra shëndetësore në pikat turistike në të gjithë vendin. Qendrat do të ofrojnë shërbim nga data 15 qershor deri më 31 gusht, 24 orë në 24.
“Kemi hapur si çdo vit në 15 Qershor 28 qendra shëndetësore verore, [..]të cilat janë 24 orëshe në shërbim të qytetarëve”, tha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë vizitës në qendrën shëndetësore në Currila të Durrësit.
Manastirliu tha se 160 mjekët dhe infermierët e këtyre qendrave janë trajnuar për të identifikuar rastet e infektuar me Covid-19.
Qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2 dhe Borsh.