
Me 1 tetor do të hapen bar-kafet, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura. Vendimi njoftua sot (27 shtator) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për masat kundra koronavirusit.
Njoftimi i plotë:
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për RIHAPJEN NGA DATA 1 TETOR të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.
Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik!
Kjo masë u lajmërua edhe nga Kryeministri Rama, parditen e sotme, gjatë takimit me biznesin e vogël në Vlorë.