Hapet në Suedi restoranti më i vogël në botë: Vetëm një klient

Nga Exit News
Hapet në Suedi restoranti më i vogël në botë: Vetëm një klient

Në Suedi, është hapur restoranti më i vogël në botë, vetëm me një klient. Një çift suedez, Rasmus Persson dhe Linda Karlsson kanë hapur në oborrin e shtëpisë së tyre një restorant me vetëm një tavolinë druri dhe një karrige. Tavolina e vendosur në mes të barit është e lidhur me kuzhinën me një litar.

Aty nuk ka kamarier dhe ushqimi shërbehet në një kosh druri i cili kalon me litar nga kuzhina tek klienti

Çdo mbrëmje në orën 19:00 një klient ulet në tavolinë dhe ha darkë, vetëm me cicërimat e zogjve dhe në qetësinë e natyrës.

Menuja është gjithmonë e njëjtë: pjata e parë është “råraka”, një pjatë tradicionale duedeze me kaviar dhe  salcë kosi; pjata e dytë është një pure me karrota, xhinxher, bajame dhe me misër, dhe për ëmbëlsir, manaferra me me dhallë, sheqer e panxhar të ngrira.

Klienti për të porositur nga një pjatë në tjetrën i bie një zileje të lidhur me kuzhinën.

Kjo lloj gjetje i lejon pronarët e këtij restoranti të veçant, të respektojnë protokollin e sigurisë, sipas të cilit klientët duhet të qendrojnë nga 1 deri në 2 metra distancë nga njëri-tjetri.

Restoranti u hap për herë të parë më 10 maj, gjatë karantinës, ku çift suedez, një kuzhinier dhe një ekspertë komunikimi u detyruan të vendosnin një tavolinë në oborrin e shtëpisë për të drekuar me prindërit e moshuar.

Me interesin në rritjen për këtë lloj restoranti, pronarët po shpresojnë të hapin shumë restorante të tilla në vendet e botës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>