
Spitali Covid 3 u hap për të përballuar rastet me koronavirus. Lajmin e dha ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të shtunën.
“Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese”, shkroi ajo në Facebook.
Manastirliu bëri thirrje për “vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar spitalet”.
Aktualisht në spitalet Covid ka 106 pacientë të shtruara. Në vend u raportuan mbi 11 mijë raste aktive.