Është hapur mënngjesin e së shtunës spitali Covid 3, ku mësohet se janë shtruar 6 pacientët e parë.
Sipas disa mediave, në këtë spital ka rreth 150 shtretër në dispozicion të infektuarve me koronavirus. Gjithashtu aty do të shtrohen pacientë që janë drejt rekuperimit nga virusi.
Gjatë muajit tetor ka patur një rritje të të shtruarve, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 301 të shtruar në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.