
Qeveria ka hapur të hënën në darkë spitalin Covid4. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu postoi në Facebook, pamje nga pritja e pacientëve të parë në spitalin e 4-të kovid në vend. Spitali ka kapacitet në 100 shtretër.
Shefi i Urgjencës Skender Brataj i bëri thirrje të gjithëve të lënë mjekët të qetë, të bëjnë punën e tyre pa presione.
Sot në vend u raportuan 557 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19. Muaji nëntor ka qënë muaji me numrit më të lartë të infektimeve dhe viktimave, përkatësisht 17,307 të infektuar dhe 301 viktima.