Hapet thirrja për zëvendësimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Nga Exit News
Hapet thirrja për zëvendësimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka hapur thirrje për kandidatët e rinj për zëvendësimin e gjyqtarëve Vitore Tusha, Gani Dizdari dhe Fatmir Hoxha. Vendet vakante u njoftuan nga kryetari i gjykatës më 3 qershor 2021.

Gjyqtari i ri i zgjedhur në vend të Vitore Tushës do të qendrojë në detyrë deri më 2025, zëvendësuesi i Gani Dizdarit do të qendrojë në detyrë deri në vitin 2028 dhe zëvendësuesi i Fatmir Hoxhës do të qendrojë në detyrë deri më 2022.

Më 11 mars 2020, Presidenti Ilir Meta dekretoi tre anëtarët e parë të Gjykatës së Lartë:

 1. Ervin Pupe, Drejtues i Dhomës së Avokatisë;

 2. Ilir Panda, ish-Ministër i Drejtësisë dhe ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

 3. Sokol Sadushi, Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Në mars të 2019, për shkak të procesit e vetingut dhe dorëheqjeve Gjykata e Lartë u bë jofunksionale. Gara për tre vendet u hap në korrik të vitit 2019 dhe në të u paraqitën 22 kandidatë, nga të cilët KLGJ përzgjodhi tre anëtarët e mësipërm.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, të cilët emërohen nga rradhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet dhe nga rradhët e juristëve me jo më pak se 15 vjet përvojë.

Emërimi i Pupes, Pandës dhe Sadushit në këtë Gjykatën e Lartë, e çon në 4 numrin e anëtarëve—aktualisht anëtari i vetëm në detyrë është Ardian Dvorani, i cili po pret zëvendësimin e tij, pasi mandati i ka mbaruar para gjashtë vjetësh.

LEXO  Meta dekreton gjyqtarin Asim Vokshi anëtar në Gjykatën e Lartë

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme