Hashim Thaçi njihet me akuzat në gjykatën e Hagës

Nga Exit News
Hashim Thaçi njihet me akuzat në gjykatën e Hagës

Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u njoh, të hënën, 9 nëntor, me aktakuzat nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Gjatë seancës së parë paraprake,  prokuroria njohu Thaçin me 10 akuzat, prej të cilave gjashtë janë krime kundër njerëzimit dhe katër janë krime lufte.

Akuzat që rëndojnë mbi Thaçin janë:

  1. Përndjekje, krim kundër njerëzimit;
  2. Burgosje, krim kundër njerëzimit;
  3. Ndalim arbitrar, krim lufte;
  4. Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
  5. Trajtim mizor, krim lufte;
  6. Torturë, krim kundër njerëzimit;
  7. Torturë si krim lufte;
  8. Vrasje, krim kundër njerëzimit;
  9. Vrasje e paligjshme si krim lufte;
  10. Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.

Sipas prokurorisë, veprat e pretenduara janë kryer midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.

Gjyqtari deklaroi se seanca e sotme ‘është dita për kundërshtuar akuzat, por vetëm për të deklaruar nëse i ka kuptuar akuzat për të cilën akuzohet nga Prokuroria Speciale.’

Hashim Thaçi konfirmoi se ka lexuar akt-akuzën e konfrimuar.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten, 5 nëntor, nga posti i presidentit,  pasi u njoftua që aktakuza për krime lufte kundër tij u konfirmua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>