Lehtësimi i kufizimeve të vendosura për ndalimn e përhapjes së koronavirusit, pa e vënë këtë të fundit nën kontroll do të sillte rezultate shkatërruese, sipas drejtorit të përgjithshëm të Oranizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai tha se njerëzit po lodhen nga kufizimet dhe duan t’i kthehen normalitetit pas tetë muajsh pandemie por asnjë shtet nuk mund të hiqet sikur Covid-19 është larguar.
“E vërteta është se virusi përhapet shumë lehtë. Heqja e kufizimeve do të ishte shkatërruese.” – dekalroi OBSH.