Vetëm një javë më parë, Hong Kongu merrej si një shembull për tu ndjekur në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Por sot, 14 ditë më pas, vendi po përballet me valën e dytë të infeksionin nga koronavirusi.
Hong Kongu, deri dje u mor si shembull se si masat ndaluese — si distancimi social, higjena personale, veshjet mbrojtëse, gjurmimi i kontakteve — arritën të ndalojnë përhapjen në 7,5 milionë banorë. Në fillim të marsit, qyteti kishte vetëm 150 raste.
Arsyeja e rikthimit, sipas ekspertëve është ulja e vëmendjes — heqja e masave ndaluese, dhe siguria se virusi u ndalua.
Si pasojë duke nisur nga sot, në Hong Kong janë rikthyer edhe njëherë masat e ashpra ndaluese.
Si u rikthye koronavirusi në Hong Kong
Më 2 mars, punonjësit e administratës dhe punonjësit privatë u kthyen në punë. Në këtë periudhë kishte vetëm 5 raste të konfirmuara në Hong Kong, pjesa më e madhe e ardhur nga vende të tjera. Numrat po uleshin edhe në Kinë dhe në zonën përrreth.
Njerëzit u relaksuan dhe filluan të dilnin sërish, të shkonin në restorante, bare, në park, të organizonin dasma dhe aktivitete të tjera sociale.
Kjo gjendje vazhdoi deri më 16 mars, kur numri i të infektuarve u dyfishua, dhe u bë e qartë se masat e rrepta duheshin vënë sërish në zbatim.
Tani kushdo që hyn në Hong Kong duhet të qendrojë në karantinë për 14 ditë. Kushdo që hyn në qytet do të testohet pavarësisht se nga vjen.
Policia kufitare i vendos një byzylyk eletronik përmes të cilit monitoron lëvizjen, dhe nëse dikush e thyen karantinimin ai dënohet penalisht.
E gjithë administrata u kthye sërish në shtëpi, dhe bizneset private u mbyllën sërisht.
Aeroporti u mbyll dhe tani nuk lejohen më as fluturimet tranzit.
Të njëjtën rrugë po ndjekin edhe vendet si Singapori dhe Taivani dhe Beijing, për të parandaluar një valë të dytë infeksioni, e cila po krijohet kryesisht nga personat që vijnë nga vende të tjera.
Rasti i Hong Kongut duhet të shërbej si shembull se karantina dhe distancimi social duhet të vazhdojnë përtej kalimit të valës së parë të të infektuarve, në mënyrë që të shmanget një infektim i dytë.
Marrë nga CNN/ Përshtatur nga Exit News