Himarë — Protestuesit ndërpresin mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Himarë — Protestuesit ndërpresin mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Pas protestave të vazhdueshme të pakicës kombëtare minoritare në Himarë kundër shpronësimit nga qeveria, disa protestues kanë ndërprerë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, ditën e premte.

Sipas kryebashkiakut Jorgo Goro, këshilli u mblodh për të miratuar planit e përgjithshëm vendor të qytetit. Në një intervistë telefonike për Ora News, Zoti Goro u shpreh se:

Përfaqësues të OMONIA, të organizuar nga Kryetari I OMONIA-së, Alfred Bejleri sëbashku me Nikollaq Neranxin, dhe me njerëzit e tyre, hynë me forcë në bashki, duke ndërprerë mbledhjen e këshillit bashkiak.

Në lajmëruam policinë (…). Këshilli bashkiak nuk kishte nisur ende mbledhjen. Anëtarët e PBDNJ-së ishin aty.

OMONIA është një lëvizje lokale në mbeshtetje të të drejtave të minoritetit grek. Protestat e fundit janë drejtuar nga Neranxi dhe Bejleri. PBDNJ, e cila gjithashtu mbështet minoritetin grek, ka një vend në Parlament, dhe drejtohet nga Vangjel Dule.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>