Qeveria ka vendosur heqjen e taksës së qarkullimit dhe trajtim të veçantë për makinat e vjetra me vlera historike. Vendimin e bëri të ditur Blendi Gonxhe, drejtor i Përgjithshëm i Transporti Rrugor.
Në një intervistë për News24, në aktivitetin e organizuar me rastin e 105 vjetorit të makinës së parë private në Shqipëri, Gonxhe tha se vendimi do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2020.
Gonxhe tha se drejtoria e Transportit Rrugor do të krijojë një regjistrë për regjistrimin e mjeteve të vjetra. Nga 1 nëntori 2019, u shpreh Gonxhe, kushdo që ka makina të tilla duhet t’i regjistrojë në mënyrë që të përfitojë nga lehtësimet e qeverisë.