Historia e të gjitha ndalimeve nga Sekretari amerikan i Shtetit

Historia e të gjitha ndalimeve nga Sekretari amerikan i Shtetit

ShBA- të në vitin 2004 miratuan ligjin për ndalimin e hyrjes në vend të qytetarëve të huaj të përfshirë në korrupsion.

Në 2014 ligji u ndryshua duke futur edhe shkeljen e të drejtave të njeriut si arsye për të ndaluar hyrjen në SHBA.

Një vit më vonë Kongresi përcaktoi gjithashtu se përcaktimet e këtyre individëve mund të bëhen publikisht ose privatisht.

Në vitin 2018, shtetasi i parë i dënuar publikisht nën këtë ligji ishte ish- prokurori Adriatik Llalla. Ndërsa shtetasi i dytë i huaj ishte ish-deputeti Tom Doshi.

Si shpallet vendimi:

Sekretari i shtetit e bën në mënyrë publike ose private përcaktimin e një personi si të ndaluar për të hyrë në SHBA.

Ai paraqet një raport mbi veprimet e kryera nga shtetasi i huaj përpara Kongresit, i cili miraton vendimin.

Sekretarit të Shtetit i kërkohet të paraqesë një raport në Komisionin e Përvetësimeve dhe atë të Gjyqësorit mbi veprimtarinë gjatë një viti ku përshkruhet nëse është përdorur kjo masë apo nëse ka patur raste të heqjes së saj.

Pjesë të pasklasifikuara të raportit kërkohet të postohen në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

….

Ligji prek gjithashtu dhe anëtarët e familjes së personit që preket drejtpërdrejtë.

Deri tani, 151 individë nga më shumë se 30 vende janë prekur nga kjo masë.

77 prej tyre janë persona të përcaktuar publikisht se janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të drejtash të njeriut dhe 74 janë familjarë të tyre.

Rreth 70% e të ndaluarve publikisht janë për arsye të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe 30% janë për arsye korrupsioni.

Arabia Saudite është vendi që ka më shumë shtetas të ndaluar, 17, të cilët janë të gjithë të ndaluar për rolet e tyre në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Amerika Latine është rajoni me më shumë të ndaluar, 26 të tillë.

11 qytetarë shqiptarë janë shpallur ‘non-grata’, prej të cilëve 4 janë të akuzuar për korrupsion dhe pjesa tjetër janë familjarët. Adriatik Llalla, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe së fundi Sali Berisha janë përcaktuar publikisht si të përfshirë në korrupsion nga Sekretari amerikan i Shtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>