Hoey: Vendet e Ballkanit hapa mbrapa në zhvillimin e demokracisë – Pikat kryesore të intervistës

Hoey: Vendet e Ballkanit hapa mbrapa në zhvillimin e demokracisë – Pikat kryesore të intervistës

“Gjendja e demokracisë në Ballkanin Perëndimor është shqetësuese dhe ka bërë hapa mbrapa gjatë viteve të fundit.”

Kjo është deklarata e Joan Hoey, Drejtoreshë Rajonale për Evropën, në Njësinë e Inteligjencës Ekonomike, pranë revistës britanike The Economist, një nga ndërmarrjen kryesore të kërkimit në botë, gjatë një interviste për median European Western Balkans.

Joan Hoey është gjithashtu redaktore e Indeksit të Demokracisë, hartuar nga po e njëjta njësi, një prej indekseve më të rëndësishme në matjen e demokracisë në gjithë botën.

Disa nga deklaratat kryesore të saj janë:

“Gjendja e demokracisë në Ballkanin Perëndimor është shqetësuese dhe ka pasur një tendencë përkeqësuese gjatë viteve të fundit.

Demokracia në Ballkanin Perëndimor ka bërë hapa mbrapa. Rritja e ulët ekonomike, varfëria, ikja e të arsimuarve dhe krahut të punës, si dhe papunësia e lartë mes të rinjve shpjegojnë problemet në zhvillimin politik.

Sipas Indeksit të Demokracisë 2017, Serbia, e 66-ta nga 167 vende dhe territore në botë, u vlerësua si e vetmja “demokraci me të meta” në rajon. Të gjithë shtetet e tjera Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Bosnja e Hercegovina u vlerësuan si “regjime hibride”.

Duke pasur parasysh rëndësinë në një sistem demokratik, liria e medias, më saktë kufizimi i saj, është veçanërisht shqetësues.

Me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në rajon, BE ka mbështetur “sundimtarë” që nuk kanë treguar gjithmonë një angazhim të fortë për të avancuar demokracinë dhe parimet e saj. Rezultati ka qenë rritja e një “stabilitokracie” rajonale.

BE nuk është ilaç. Ka patur raste në Evropën Qendrore dhe Lindore (sidomos në Hungari dhe Poloni) ku anëtarësimi në BE është ndjekur nga hapa negativë në lidhje me demokracinë.

As ndihmat ekonomike nga BE për këto vende nuk janë shpëtim. Ndihmat ekonomike thjesht përforcojnë varësinë dhe mund të ketë pasoja të tjera negative, siç është mbivlerësimi i kursit të këmbimit.

Investimet e huaja, pavarësisht nga burimi, nuk mund të jenë nxitësi i vetëm apo edhe kryesor i zhvillimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Veprimet [masat dhe reformat e marra] nga vetë shtetet janë çelësi drejt suksesit.

Që vendet e BP të arrijnë standardet e jetesës dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të BE-së do të duhej në rastin më të mirë, një kohë shumë e gjatë. Në periudhën afatshurtër, është qartë një detyrë e pamundur.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>