
Holanda ka regjistruar një shifër rekord të numrit të të infektuarve që nga muaj Tetor.
Numri i rasteve të reja është rritur me gati 10.000, ose 9.884, që është numri më i madh i të infektuarve që nga fundi i tetorit..
29 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 10.048 në total.
Rritja e numrit të rasteve është një trend i rritjes javët e fundit, në një situatë kur efektet e “bllokimit” të pjesshëm të prezantuar më 13 tetor nuk po japin rezultate.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 613.487, raporton Reuters.