Në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave janë gjetur në një lokacion në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, thotë shefi i Programit për Ballkanin Perëndimor i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur (ICMP), Mattheë Holliday, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Zyra për media e Qeverisë së Serbisë ka njoftuar më 30 nëntor se ka filluar zhvarrosja e këtyre mbetjeve mortore, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës.
Ekspertët e ICMP-së po ofrojnë ndihmë mjeko-ligjore për zhvarrosjen, në lokacionin që gjendet rreth 250 kilometra në jug të Beogradit dhe sipas Hollidayt, ekipi u vendos atje në fillim të kësaj jave.
Në Kosovë janë regjistruar 500 varreza massive dhe janë gjetur 2 100 trupa në 160 varreza masive.