Të hënën, në orën 11:00 deri në 12:45, në Muzeun Historik Kombëtar do të zhvillohen homazhe për mjeshtrin e valles popullore shqiptare, Besim Zekthi.
Zekthi u nda nga jeta në 28 qershor, në moshën 84-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai do të mbahet mend për “Valljen e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, me këtë të fundit u vlerësua me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.
Për kontributin e tij të vyer në kulturën shqiptare Zekthi u vlerësua me titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.