Hoti apel partive: Pranoni përjashtimin e kandidatëve të dënuar

Nga Exit News
Hoti apel partive: Pranoni përjashtimin e kandidatëve të dënuar

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti i bëri thirrje partive politike që të pranojnë vendimin e KQZ-së për përjashtimin e kandidatëve të dënuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të enjten, teksa bënte homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Hoti u shpreh:

“Të gjithë duhet të respektojnë vendimet e institucioneve të drejtësisë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dallim. LDK-ja ka pasur një kandidatë i cili s’do të certifikohet, të cilin do ta zëvendësojmë sot.”

Një ditë më parë, KQZ-ja e Kosovës lajmëroi se pas verifikimeve të gjithë kandidatëve për deputetë, ka vendosur se 47 prej tyre kanë një dënim të formës të prerë në tre vitet e fundit, ndaj nuk mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

KQZ nuk bëri publike listën e emrave të këtyre kandidatëve.

Në median kosovare u përfol se një prej të përjashtuarve ishte kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti është dënuar për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’, për dy vepra penale në vitin 2018, pas hedhjes së gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>