Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti bëri homazhe në Prishtinë para shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, si dhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial i familjes Jashari, rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Përpara memorialit të familjes Jashari, Hoti u shpreh se 28 nëntori është festë për çdo shqiptar:
“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare.”
“Jemi në vendin më të shenjtë te familja Jashari dhe në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, që me sakrificën e familjes së tij, besoj se renditet në listën e ngjarjeve me të rëndësishme historike të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, u shpreh Hoti.
Edhe në Shqipëri, liderët e vendit bënë homazhe në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë.