Kryeministri i Kosovoës Avdullah Hoti ka deklaruar, të premten, se dialogu mes Kosovës dhe Serbinë është e vetmja zgjidhje pët t’i dhënë fund konfliktit.
Përmes një postimi në mediat sociale, ai ka bërë me dije se është takuar me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj, me të cilin biseduan për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, dhe për procesin e dialogut.
“U pajtuam se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti.
Kryeministri nënvizoi se këtë proces mund të ketë ‘vetëm një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në kufijtë aktual’.