Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi sërish të hënën se marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE do të përfshijë njohjen reciproke.
“Do të vazhdojmë në takime tjera me tema tjera që duhet të adresohen, çdo që e diskutojmë është pjesë e marrëveshjes finale duke vlejtur gjithmonë parimi që ne nuk dakordohemi asgjë, derisa nuk dakordohemi për marrëveshjen finale”, ka thënë Hoti para gazetarëve në Bruksel, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Për kritikat e BE-së për hapjen e ambasadës në Izrael, Hoti tha se njohja nga Izraeli është një hap përpara në njohjen e Kosovës:
“Marrëveshja që është arritur në Ëashington dhe njohja që është marrë nga Izraeli është hap i rëndësishëm i konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare. Do t’i përputhim”.
Ndërsa pas takimit të tij David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Hoti tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizmin e vizave:
“Sigurisht që në takimin që kishim në mëngjes, por edhe në takimet e tjera është çështja e liberalizimit të vizave. Ne kemi plotësuar te gjitha kriteret”.