Hoti: Njohja e pavarësisë, qëllimi kryesor i dialogut me Serbinë

Nga Exit News
Hoti: Njohja e pavarësisë, qëllimi kryesor i dialogut me Serbinë

Qëllimi që Kosova kërkon të arrijë përmes dialogut me Serbinë është njohja e pavarësisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në një konferencë për shtyp pasditen e 12 korrikut.

Duke treguar për qytetarët detaje nga takimi virtual që zhvilloi paraditen e 12 korrikut me presidentin serb Vuçiç, Hoti u shpreh:

“Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”

Palët kanë rëndë dakord që në 16 korrik të zhvillohet një takim në Bruksel mes dy delegacioneve dhe përfaqësuesve të BE-së.

Temat kryesore që do të diskutohen janë njohjen reciproke mes dy vendeve, adresimin e çështjes të trupave të pagjetur, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve, lidhjet infrastrukturore.

Hoti tha se ne Bruksel ai do të përfaqësojë shtetin e Kosovës si kryeministër, dhe bashkë me të do të jetë edhe delegacioni shtetëror, i cili përfaqëson koalicionin qeverisës, duke shtuar se qeveria i ka “shtrirë dorën opozitës që të jetë pjesë e këtij procesi”.

“Ne hymë pas 9 vite dialog për të zgjidhur çështje teknike të cilat janë në interes për qytetarët e të dy vendeve dhe ato marrëveshje që janë zbatuar vërtetë kanë përmirësuar jetën e qytetarëve.

Tashmë do të hyjmë në fazën finale, e cila ka kuptim vetëm nëse do të ketë njohje reciproke midis dy vendeve. Unë kështu e shoh dhe kështu do të jetë sepse nuk ka alternativë tjetër për këtë proces,” mbylli deklaratën e tij kryeministri Hoti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>