Një 21-vjeçar me Covid-19 dhe probleme të tjera shëndetësore ka humbur jetën, të premten, në spitalin Shefqet Ndroqi. Ai është viktima me moshë më të re që prej fillimit të pandemisë në vend.
Sipas mediave, i riu ka shkuar në spital në Elbasan, ku dhe jetonte, që të dielën, 18 tetor, ku mjekët kishin rekomanduar transferimin dhe shtrimin e tij në spital në Tiranë. Por familja nuk ka pranuar ta shtrojë të riun.
Ata e kanë dërguar atë në spital vetëm të mërkurën, kur gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Ai vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, kishte probleme kardiake e mendore.
21-vjeçari humbi jetën pas një dite në terapi intensive.