
Një 21 vjeçare e infektuar me Covid-19 ka humbur jetën të mërkurën paradite në spitalin Infektiv.
Ajo është viktima më e re në vend me koronavirus.
Sipas BalkanWeb, vajza ishte prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe po kurohej në terapi intensive.
Nuk dihet ende nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.