
Një gardist 58-vjeçar me koronavirus është ndarë nga jeta në spitalin Shefqet Ndroqi.
Ai ishte shoferi i ministres së Shtetit Elisa Spiropali.
Mësohet se 58-vjeçari ishte dërguar në spital, dy ditë më parë, me temperaturë të lartë.
Ky është pacienti i dytë në pak orë që humb jetën në spitalin Shefqet Ndroqi.
Pak orë më parë humbi jetën një 39-vjeçar nga Shkodra.
Numri total i viktimave me koronavirus në vend ka shkuar në 140.