
Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës teksa punonte në ndërtimin e një pallati në Tiranë.
Sipas informacioneve të deritanishme, punëtori humbi jetën pasi e zuri korrenti.
Policia po heton shkakun e ngjarjes.
Ky është rasti i tetë në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.
Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.