Humb jetën gjatë punës një punëtor ndërtimi

Nga Exit News
Humb jetën gjatë punës një punëtor ndërtimi

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës teksa punonte në ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Sipas informacioneve të deritanishme, punëtori humbi jetën pasi e zuri korrenti.

Policia po heton shkakun e ngjarjes.

Ky është rasti i tetë në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.

Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>