
Një 71 vjeçar ka humbur jetën mesditën e së dielës, pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naftëtari” në Patos.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i moshuari vuante nga depresioni.
Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Fierit.