Humb jetën konstitucionalisti Kristaq Traja

Nga Exit News
Humb jetën konstitucionalisti Kristaq Traja

Kreu i grupit të Reformës në Drejtësi dhe ish-gjyqtari i Strasburgut, Kristaq Traja u nda të mërkurën nga jeta, në moshën 66-vjeçare.

Traja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka qenë një nga gjyqtarët e parë shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, ku qëndroi në periudhën 1998 – 2008.

Traja u diplomua në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978 dhe ishte një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese.

Karriera e tij filloi në vitin 1986 kur u specialistit në Sektorin e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe zv.Ministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993.

Prej vitit 1994 ishte pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës.

Po ashtu ishte anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998.

Gjatë periudhës 2012 – 2014 ka qenë Rektor i Universitetit Luarasi.

Traja ka ushtruar për disa vite edhe profesionin e avokatit dhe ka publikuar vepra e përkthime në fushën e ligjit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>