
Një mësues 55-vjeç nga Rrësheni, i infektuar me koronavirus, ka humbur jetën, të enjten.
Ai ndodhej i shtruar prej të paktën 10 ditësh në spital dhe ditët e fundit ishte vënë në intubim për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Nuk dihet nëse 55-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i viktimave me Covid-19 në vend ka arritur në 209 që prej fillimit të pandemisë në mars.