
Suela Muça, mjeke dhe pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, ka humbur jetën ditën e sotme.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Universiteti i Mjekësisë përmes një njoftimi në mediat sociale.
“Largimi nga jeta i Dr. Suela Muça lë pas një humbje të madhe për mjekësinë, universitetin, familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin e mirë ta njohë. Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe njerëzit e dashur”, shkruhet në njoftimin e Universitetit të Mjekësisë.
Dr. Muça ishte mjeke Obsetre-Gjinekologe dhe punonte në Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Prej më shumë se 10 vitesh ajo ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.