Humb jetën mjekja dhe pedagogia Suela Muça

Nga Exit News
Humb jetën mjekja dhe pedagogia Suela Muça

Suela Muça, mjeke dhe pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, ka humbur jetën ditën e sotme.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Universiteti i Mjekësisë përmes një njoftimi në mediat sociale.

Largimi nga jeta i Dr. Suela Muça lë pas një humbje të madhe për mjekësinë, universitetin, familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin e mirë ta njohë. Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe njerëzit e dashur”, shkruhet në njoftimin e Universitetit të Mjekësisë.

Dr. Muça ishte mjeke Obsetre-Gjinekologe dhe punonte në  Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Prej më shumë se 10 vitesh ajo ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>