Një infermiere nga Librazhdi ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmin e bëri të ditur Urdhëri i Infermierit, ku përmes një njoftimi në Facebook shkruan se infermierja Fatime Poçi, 57 vjeç nuk e ka fituar betejen me virusin.
Poçi ishte shtruar prej 1 muaji në Senatorium dhe prej 2 ditësh ishte në intubim.
“Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.”, shkruan Urdhëri i Infermierëve.