
Një mjeke e Spitalit Rajonal Durrës u padit për mjekim të pakujdesshëm të një 40 vjeçari të infektuar me Covid19. Njoftimin e dha Policia e Shijakut.
I sëmuri ishte mjekuar në banesë dhe humbi jetën. Vëllai i të ndjerit ka kallëzuar në polici për mjekim të pakujdesshëm mjeken e Spitalit të Durrësit.
Sipas, burimeve për Report Tv, 40 vjeçari ka qenë përdorues droge.